Kronikë

Plagoset një person në Prizren

Një person në Prizren ka marrë lëndime trupore pasi është plagosur me armë zjarri.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i ka thënë KOHËS se viktima është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq sipas Osmanollajt, i dyshuari është në arrati porse për Policinë është i njohur identiteti i tij.