Kronikë

​Dy vdekje të dyshimta në 24 orët e fundit, në Lipjan e Mitrovicë

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar dy vdekje të dyshimta, njëra në Lipjan e tjetra në Mitrovicë.

Kështu bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, e cila ka dhënë detaje shtesë.

“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij dje në Lipjan. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është marrë nga njësiti i IML-së për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Kurse në Mitrovicë është raportuar se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete një grua, e cila ka qenë duke jetuar e vetme.

“Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje dhe është konstatuar vdekja e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thotë PK.