Kronikë

Në Mitrovicë të Jugut, i biri sulmon babanë, në të Veriut e bija nënën

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Në Mitrovicë të Jugut dhe atë të Veriut janë regjistruar dy sulme brenda familjes në 24 orët e fundit.

Sipas raportit policor, në Mitrovicë të Jugut, i biri ka sulmuar babanë, kurse në atë të Veriut, e bija e mitur nënën.

Policia njoftoi se në rastin e gruas në Mitrovicë të Veriut, është dashur edhe trajtimi mjekësor.

Po ashtu, vajza e mitur me vendim të prokurorit është lënë e lirë dhe ndaj saj do të ndiqet procedurë të rregullt, kurse djali në Mitrovicë të Jugut, është dërguar në mbajtje.