Kronikë

Mbi 900 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave anti-Covid

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Policia e Kosovës ka vazhduar të shqiptojë gjoba për mosrespektimin e masave ndaj COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 922 gjoba në bazë të ligjit anti-Covid.

Ndërkaq kanë ndodhur 31 aksidente dhe janë shqiptuar 1004 tiketa në trafik. Policia njofton se janë arrestuar 18 persona, gjashtë janë dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.