Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Shiriti-Policia

Foto: Ilustrim

Një person është gjendur i vdekur në Prishtinë, pak pas orës 18:00 të së enjtes.

Njësitë policore pas marrjes së informatës për vdekje të dyshimtë dhe konfirmimit, po ndërmarrin të gjitha veprimet tjera lidhur me rastin.

“Rreth orës 18:10, Policia në Prishtinë ka pranuar një informatë lidhur me një vdekje të dyshimtë. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në lokacion, janë informuar edhe ekipet e nevojshme emergjente. Nga kompetentet shëndetësore është konfirmuar vdekja e personit, përderisa veprime tjera policore lidhur me rastin janë në process”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha për KOHËN.