Kronikë e zezë

Përfshihet nga zjarri një dyqan në Gjilan

Përfshihet nga zjarri një dyqan në Gjilan
Foto: KOHA

Në Komunën e Gjilanit thuhet se një dyqan tekstili është përfshirë nga flakët. Në pamjet e KOHËS shihet ekipet e zjarrfikëve dhe të policisë duke u marrë me rastin.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se në orën 10:00, në rrugën "15 qershori", dyqani është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura. Policia njofton se përpos dëmeve, nuk ka persona të lënduar.