Një 72-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë në fshatin Kabash të Vitisë.
Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani. Sipas tij, viktima aktin e ka kryer në shtëpinë e tij.
“Patrulla policore se bashku me njësinë e hetimeve dhe krim tekniken kanë dal në vendin e ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet mjekësorë ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit Trupi i pa jetë dërgohet në IML në Prishtinë, për momentin rasti trajtohet si ‘Vdekje e dyshimtë’. Hetimet rreth rastit janë duke i kryer njësitet e hetimeve rajonale në bashkëveprim me prokurorin”, ka thënë ai.