Kronikë

Pesë persona arrestohen pasi zihen në flagrancë duke vjedhur në Malishevë

Foto: Koha / Ilustrim

Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë vjedhur, të dielën në Malishevë.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njofton se ata ishin zënë në flagrancë duke kryer vjedhje dhe se pas intervistimit janë liruar.

“Janë arrestuar tre të dyshuar një mashkull kosovar dhe dy femra kosovare, pasi që ishin zënë në flagrancë duke kryer vjedhje. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.