Kronikë

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës shqipton 1 mijë e 557 gjoba

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 557 gjoba. 633 kanë të bëjnë me gjoba trafiku ndërsa 894 janë gjoba të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19.

Ndërkohë, janë arrestuar 28 persona. Siç njofton Policia e Kosovës, gjatë kësaj periudhe, 18 janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar me procedurë të rregullt.

Përgjatë 24 orëve, në Kosovë kanë ndodhur 21 aksidente trafiku me të lënduar dhe 21 me dëme materiale.