Kronikë

​894 gjoba për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

Descriptive Text

Brenda 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 894 gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat antiCOVID që u vendosën nga institucionet shëndetësore.

Ndërsa, 663 etiketa trafiku janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut.

Ndërkaq, tutje policia ka njoftuar edhe se në rrugët e Kosovës brenda 24 orëve janë shkaktuar 21 aksidente trafiku me të lënduar dhe 21 aksidente trafiku me dëme materiale.

Gjatë këtij 24 orëshi, policia e arrestoi 28 persona dhe 18 dërgoi në mbajtje.