Kronikë

Një burrë në Prishtinë sulmohet me shufra metalike nga tre persona

Foto: Ilustrim

Një burrë në Prishtinë raportohet të jetë sulmuar me shufra metalike nga tre të tjerë.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur dje në ora 09:41, transmeton KOHA.

Gjithashtu bëhet e ditur se viktimës i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.