Dje në Lipjan është gjetur pa shenja jete një burrë.
Policia e Kosovës e ka kualifikuar këtë rast si “vdekje e dyshimtë”, transmeton KOHA.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.