Kronikë

Theret me thikë një person në Prishtinë

Descriptive Text

Një person është therur me thikë nga një i dyshuar gjatë së martës në Prishtinë.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar Arlinda Rexhepi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, duke thënë se ngjarja ka ndodhur rreth në orën 15:20 në rrugën “Nazim Gafurri”, ku personi ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas policisë, personi i lënduar është intervistuar ndërsa njësitet kompetente janë duke e trajtuar rastin.