Kronikë e zezë

Kosovari në Gjermani dënohet me 56 muaj burgim për sulm me thikë

Kosovari në Gjermani dënohet me 56 muaj burgim për sulm me thikë
Foto: Ilustrim

Një kosovar 20-vjeçar në Frankfurt të Gjermanisë është dënuar me 56 muaj burgim për sulm me thikë, ndërsa vëllai i tij 18-vjeçar është dënuar me nëntë muaj burgim me kusht, shkruan agjencia DPA. Gjykata e Landit të Frankfurtit ka marrë vendimin të hënën.

Për arsye të pashpjegueshme erdhi te një zënkë mes dy vëllezërve dhe viktimës së tyre 27-vjeçare në maj të vitit të kaluar në Konstabler]ache. Ndonëse viktima ishte dorëzuar, 20-vjeçari me prejardhje nga Kosova nxorri një thikë dhe e theri tetë herë atë në pjesën e sipërme të trupit. Viktima u desh të kalonte dhjetë ditë në spital. Po ashtu 20-vjeçari kishte qenë i akuzuar edhe për shkelje tjera.