Kronikë

Një e mitur dhe një burrë arrestohen në Fushë-Kosovë për trafikim me njerëz

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar në Fushë-Kosovë, për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikuar.

Njëri prej tyre është një e mitur dhe tjetri një burrë.

Policia njofton se i ka arrestuar të hënën pasdite.

“Lidhur me rastin si provë materiale është sekuestruar një telefon celular. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja.