Kronikë

Sulmojnë me biçikletë nënën e tyre në Gjakovë, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar me biçikletë nënën e tyre duke i shkaktuar lëndime trupore, në Gjakovë të premten.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, njofton Policia e Kosovës.

Ndërsa, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.