Kronikë e zezë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për narkotikë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për narkotikë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Shkodran Osmanajt, i dyshuar për narkotikë.

“Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Mitrovicё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftim.