Ka vdekur një person dje në Lisock të Kamenicës pas lëndimeve që kishte marrë në pyll, bën të ditur Policia e Kosovës.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke prerë dru në pyll, një lis e ka zënë viktimën, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.
Policia shton se viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Kamenicës e më pas në spitalin e Gjilanit, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.