Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, R.M. dhe B.R. që dyshohen për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve. Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar se R.M. që nga 10 janari i këtij viti, ka furnizuar me substancë narkotike të pandehurin G.H dhe e kanë shpërndarë tek disa persona të tjerë.
Më 8 tetor të këtj viti, në fshatin Pozharan, gjatë bastisjes, të dyshuarve u janë gjetur tri paketime të peshave të ndryshme me substancë heroinë.
R.M. gjithashtu është nën dyshimet se ka kryer veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.