Mbrëmë rreth orës 19:20, dy persona kanë raportuar se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në fshatin Bërnicë e Poshtme, Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar policor, dy dëshmitarët derisa kanë qenë në oborrin e shkollës, kanë parë dy persona që pas konfrontimit, njëra prej tyre ka shtënë me armë zjarri, transmeton KOHA.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe kanë gjetur një gëzhojë.