Kronikë

Vetura godet për vdekje këmbësorin në fshatin Polluzhë të Drenasit

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në afërsi të rrethit të fshatit Polluzhë-Gllogoc, sot rreth orës 16:40.

Policia e Kosovës ka thënë se këmbësori nuk i ka shpëtuar plagëve teksa është dërguar për tretman mjekësor në Drenas.

“Në vendngjarje menjëherë kanë dalur njësitë policore, ndërsa personi i lënduar (këmbësori) është dërguar për tretman mjekësor në Drenas, ku nga mjeku kujdestar është konfirmuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së, Arlinda Rexhepi.

Njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me procedurat e mëtejme.