Me pesë muaj burgim është dënuar R.B., ish-komandant i Shërbimit të Zjarrfikësve në Kamenicë pasi kishte shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare për të mbushur me para të shtetit veturën private.
Në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan bëhet e ditur se rasti kishte ndodhur më 18 qershor të vitit të shkuar, në Kamenicë. R.B. kishte mbushur veturën private të tipit BMW X3 me 58 litra derivate apo 65.96 euro. Për të mos paguar nga xhepi i tij kishte ofruar të dhënat e veturës zyrtare të markës Mercedes.
Me këto veprime, sipas Themelores, i akuzuari ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
R.B. kishte pranuar fajin dhe pos dënimit prej pesë muaj burgim, do t’ia kompensojë komunës së Kamenicës dëmin e shkaktuar.
-
E regjistroi të zbrazët automjetin plot me mall, Prokuroria kërkon dënimin e doganierit
-
Kërkohet paraburgimi i zyrtarit doganor që s’e kontrolloi veturën ku kishte mall kontrabandë
-
Një muaj paraburgim personit që pagoi të miturit t’ia digjnin veturën dikujt
-
Ua ofroi 1,000 euro të miturve që ta digjnin një veturë, kërkohet paraburgimi i tij
-
Millovan Bozhoviq dënohet me 7 muaj burgim për incidentet në veri