Kronikë

Vdes një person në ndërtesën e Komunës së Prishtinës

Foto: Koha

Një person ka vdekur në ndërtesën e Komunës së Prishtinës. Kështu ka bërë të ditur për KOHËN, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se fillimisht është raportuar se i njëjti është alivanosur, porse ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e tij.

“Sot rreth 08:30, kemi pranar informatën për një person të alivanosur rrugën UÇK në Prishtinë, saktësisht në ndërtesën e Komunës. Me të arritë në vend ngjarje është konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, thuhet në njoftim.