Kronikë e zezë

30 ditë paraburgim për gjilanasin që dyshohet se dhunoi seksualisht të miturën

30 ditë paraburgim për gjilanasin që dyshohet se dhunoi seksualisht të miturën
Foto: Koha

Gjykata Themelore e Gjilanit i ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë të pandehurit SH.J, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar një të mitur seksualisht.

Sipas komunikatës drejtuar mediave, ekziston dyshimi i SH.J. ka dërguar të miturën në motele të ndryshme, duke e detyruar të kryej marrëdhënie seksuale, që e mitura të mbetet shtatëzënë.