Kronikë

Aksident mes kamionit dhe autobusit në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një kamioni dhe një autobusi të trafikut urban në kryeqytet.

Aksidenti ka ndodhur të katedralja “Nëna Terezë”, ndërkaq nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në fotografitë që posedon KOHA, të pranishëm shihet të jenë edhe Policia e Kosovës.

Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës ka thënë se sipas informatave fillestare janë shkaktuar dëme materiale.

“Rreth orës 09:00, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një kamioni dhe autobusi. Bazuar në të dhënat fillestare, në aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Me rastin po merret njësiti kompetent në stacionin policor jugu” ka thënë ajo.