Nuk ka mjet shpërthyes në valixhen e dyshuar në rrugën “Bill Clinton”

Nuk ka mjet shpërthyes në valixhen e dyshuar në rrugën “Bill Clinton”
Policia e Kosovës ka kontrolluar valixhen e cila dyshohej që ka mjet eksplodues në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë, megjithatë nuk ka rezultuar të ketë ndonjë mjet eksplodues.
Kjo rrugë është bllokuar për qarkullim për më shumë se një orë, derisa vendi është siguruar nga zyrtarët policor. Më pas valixhja është kontrolluar nga zyrtarët e deminimit, ku janë përfshirë edhe qenët e njësisë speciale të Policisë.
Bllokohet rruga “Bill CIinton” në Prishtinë, njoftohet për një valixhe të dyshimtë
Është bllokuar rruga “Bill Clinton” në Prishtinë pasi Policia është njoftuar për një valixhe të dyshimtë. Lajmin për Kohën e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Sipas njoftimit rruga do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes.
“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën ‘Bill Klinton’ ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, thuhet në njoftim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Shtetasi i Shqipërisë tenton të udhëtojë nga Aeroporti i Prishtinës me vulë refuzuese të Kroacisë

Ndalohet një person në kufirin Maqedoni-Kosovë, kaloi ilegalisht me biçikletë

Gruaja në Viti kërcënohet me jetë nga ish-bashkëshorti

Arrestohet njё person pёr mashtrim me bileta të 18 personave

Qytetari në Prishtinë sulmohet me grushte derisa po ecte rrugës

Arrestohet ish-shefi i policisë së Dhërmiut, ishte i dënuar me 12 vjet burgim për trafikim të drogës

Qytetarët e Skenderajt gjejnë para dhe ia dorëzojnë policisë

Policia lajmërohet dy herë për gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në Prizren

Një grua plagoset nga plumbi qorr në Prizren

Rihapet rasti për të akuzuarën për vrasjen e motrës në Fushë-Kosovë

Zhduket Ervis Martinaj, familjarët thonë se kanë humbur kontaktet me të
