Kronikë

Rrahje te “kafet e vogla” në Prishtinë

Para pak çastesh një rrahje masive ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë apo siç njihet ndryshe “te kafet e vogla”.

Ky incident ka bërë që aty të shihet një numër i madh i policëve, të cilët kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll.

KP ka siguruar edhe pamje nga kjo rrahje, ndërsa dëshmitarët kanë thënë se bëhet fjalë për rrahje ndërmjet disa personave.

“Sonte në ora 22:04, policia është njoftuar për një rrahje në rrugën ‘Fehmi Agani’ (te Kafet e Vogla). Njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë sjellë në Stacionin Policor “Qendra” tre të dyshuar. Rasti është duke u trajtuar nga policia”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.