Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Gjilan

Foto: Koha / ilustrim

Në Gjilan dje është arrestuar një i dyshuar për tentim vrasje.

Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari dje rreth orës 19:30 ka plagosur me armë zjarri një burrë, transmeton KOHA.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë , një pushkë gjuetie, 11 fishekë dhe një gëzhojë”, thotë PK.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.