Kronikë e zezë

Arrestohen 4 të dyshuar për kontrabandim të 24 emigrantëve

Arrestohen 4 të dyshuar për kontrabandim të 24 emigrantëve

Katër persona të dyshuar sot janë arrestuar për “kontrabandë me emigrantë”, konfirmon Policia e Kosovës.

“Më, 17.09.2020 rreth orës 03:30 një patrullë policore e Stacionit Policor të Drenasit, ka ndaluar në fshatin Poklek të Drenasit një kamionetë me rimorkio (frigorifer) me drejtues një shtetas të Shqipërisë. Brenda rimorkios së kamionetës janë gjetur të fshehur 24 shtetas të huaj (nga Siria, Egjipti dhe Afganistani), të cilët kanë deklaruar që kanë ardhur nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë ilegale rrugëve malore dhe se të njëjtit kanë për qëllim që të shkojnë në shtetet e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftimin e Policisë.