Kronikë e zezë

Prokuroria paraqet prova të reja në rastin e vdekjes së 54-vjeçares nga Rahoveci

Ani se kanë kaluar një vit e 3 muaj qëkur 54-vjeçarja H.D. nga Rahoveci ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda trupore nga dhuna e vazhdueshme që ka ushtruar bashkëshorti i saj, Ilir Haxhiaj, nga Suhareka, ende nuk ka një vendim për këtë rast nga institucionet e drejtësisë.

Ilir Haxhiaj, i cili po akuzohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, i ka shkaktuar dhunë të ndjerës gjatë majit të 2019, derisa edhe raportet mjekësore kanë konstatuar se e ndjera ka vdekur nga po të njëjtat lëndime, raporton KOHA.