Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Pejë pasi i ka gjetur në veturë e më pas edhe ia ka konfiskuar disa armë.
“Me datën 14 shtator 2020, në orën 22:20, në rrugën “Ker Sadrija” në Pejë (tek barriera e pylltarisë rruga për Rugovë), njësiti për reagim të shpejtë ka ndaluar një veturë (Xhip) me targa vendore. Gjatë kontrollit në këtë veturë është gjetur dhe konfiskuar: Një Pistoletё Zoraki M 906-B, njё karikator i së njëjtës armë dhe shtatë copë fishekë 7.65mm”, thuhet në njoftim.
Personi i dyshuar është arrestuar.
“I njëjti pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit dërgohet në mbajtje”, përfundon njoftimi.