Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për një person që rrahu disa vajza në Prizren

Një muaj paraburgim për një person që rrahu disa vajza në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje një muaj, ndaj të pandehurit me iniciale L.S nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Siç është bërë e ditur nga Gjykata, masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 09.09.2020 nga ora 13:30, e që do të zgjasë deri më datë 08.10.2020.