Një person është therur me thikë në qendër të Pejës të shtunën në mbrëmje, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për rastin. Të dy janë të mitur.
Në një përgjigje për KOHËN, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se i theruri është dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës.
“Sonte rreth orës 22:15, në qendër të qytetit policia është informuar se ka ndodhur një zënkë mes të miturve. Policia menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes. Është kuptuar se një person është lënduar. Dyshohet se është lënduar me mjetin e mprehtë (thikë). I njëjti me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal të Pejës ku është duke u trajtuar. Policia ka arritur të arrestojë të dyshuarin për rastin. Gjendet në objektin stacion policor në Pejë. I arrestuari dhe viktima janë të mitur”, ka thënë Rugova.