Kronikë

Mitrovica e Veriut, zonë e dhunës së përditshme

Descriptive Text

Pesë rrahje masive brenda pak ditëve i kanë hapur rrugë një tjetër qërimi të hesapeve në Mitrovicë të Veriut.

Mediat lokale në veri shkruajnë se të enjten mbrëma, para një kafiterie janë gjetur 15 gëzhoja.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Branislav Radoviq, ka thënë për Radio Kontakt Plus se për fjalë për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Në kohën e gjuajtjes me armë zjarri, në kafiteri po mbahej një aheng i vogël.

“Pronari i lokalit dhe organizatori i ahengut janë marrë në pyetje, por ata kanë mohuar të kenë parë apo dëgjuar diçka”, ka thënë Radoviq, për RKP.

Ditë më parë, një video ku përlesheshin disa persona në qendër të Mitrovicës së Veriut, teksa policët rrinin e vëzhgonin pa marrë masa, është bërë virale në rrjetet sociale. Për këtë, Policia ka suspenduar gjashtë pjesëtarë të Policisë.

Sipas mediave lokale në veri, vetëm gjatë muajit gusht janë shënuar pesë rrahje masive në qytet.