Është arrestuar një burrë në Prishtinë me dyshimin se e ka mashtruar një tjetër se do t’ia bënte një vizë gjermane, duke ia marrë 1.200 euro më 2 qershor 2020, bën të ditur Policia e Kosovës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është mashtruar nga i dyshuari mashkull kosovari cili i ka premtuar se do t’ia rregullojë vizën gjermane dhe i ka marrë shumën prej 1200 euro dhe më nuk i është përgjigjur”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton KOHA.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.