Kronikë

Një i plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Rreth orës 15:30 në lagjen “Dardania” në kryeqytet ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha KOHËS se ai është dërguar për tretman mjekësor derisa një person është identifikuar si i dyshuar dhe janë në kërkim të tij.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit është plagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij”, tha Ahmeti.