Kronikë

Rrufeja godet për vdekje një person në Kamenicë

Foto: Koha / ilustrim

Një person nga Kamenica ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja, të premten rreth orës 19:00, bën të ditur Policia në raportin 24 orësh.

Viktima është dërguar në emergjencën e Gjilanit pa shenja jete, kanë konstatuar mjekët.

“Është raportuar se nga rrufeja është goditur viktima mashkull kosovar. Sipas mjekëve, viktima është sjell pa shenja jete në emergjencën e Gjilanit. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës i është liruar familjarëve”, thotë PK.