Kronikë e zezë

Tenton të fusë ilegalisht mbi 65 mijë euro, kapet në Merdar

Foto: Ilustrim
 

Njësitet e Antikontrabandës kanë konfiskuar 65,450 euro në pikëkalimin kufitar në Merdar, gjatë tentimit për të hyrë ilegalisht në Kosovë.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se “në vendkalimin kufitar të Merdares është zhvilluar një operacion kontrolli ndaj një të qytetari të Kosovës, i cili ka tentuar që në mënyrë të fshehur në veturën e tij të sjellë në Kosovë nga Serbia një sasi të konsiderueshme të parave”.