Kronikë

Mbytet një person në liqenin e Radoniqit

Një person është mbytur të dielën pasdite në liqenin e Radoniqit, është njoftuar nga Policia e Kosovës.

Personi ishte nxjerrë nga uji dhe ishte dërguar në QKMF pa shenja jete. Dëshmitarët kanë thënë se e kanë nxjerrë viktimën nga uji dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

“Me vendim të prokurorit, turpi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar për rastin dhe ka treguar edhe emrin e vikimës.

“Azgon Zenel Selmonaj, humbi jetën tagjikisht në liqenin e Radoniqit. Ka qenë ditë e rëndë dje për të gjithë neve, e sidomos për shokët që u munduan t'i dalin në ndihmë Azgonit. Falënderoj Policinë, e sidomos stafin mjekësor në Deçan, për pëpjekjet e tyre mbinjerëzore në menaxhmin e kësaj fatkeqësie që na ka goditur dje. Ngushëllime për të gjithë miqtë e shokët e Azgonit dhe familjen Selmonaj nga Rastavica”, ka shkruar ai.