Kronikë

Sulmohen dhe plaçkiten katër kosovarë në Gazivodë

Katër kosovarë në Gazivodë në Zubin Potok, janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur rreth orës 16:00 të shtunën, me ç’rast dy prej tyre kanë marrë lëndime trupore, njofton Policia e Kosovës.

Të dyshuarit iu kanë marrë tre telefona celularë dhe 250 euro.

“Të lënduarit ndihmën e parë e kanë marrë në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok dhe më pas janë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicën e Jugut ku pas tretmanit mjekësor janë liruar. Deri më tash nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.