Policia e Kosovës ka njoftuar se në një shtëpi në Gjakovë janë gjetur bimë të mbjella të cilat dyshohet të jenë kanabis sativa.
Sipas njoftimit për media, pas informatës së marrë, sot ka filluar kontrolli i shtëpisë në prezencë të dy dëshmitarëve.
Njoftohet se gjatë kontrollit në pjesën e bodrumit të shtëpisë, është gjetur një lloj laborator me ventilim, me drita të posaçme dhe pjesë tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve kanabis sativa.
Si dëshmi materiale nga policia, janë konfiskuar:
14 vazo me bimë (dyshohet të jenë anabis sativa) me gjatësi 90-160 cm, 11 bimë në proces të tharjes (dyshohet të jenë anabis sativa) të gjetura në tavan të shtëpisë, 4 shishe ( nga 1.5 dhe 2 litra) të mbushura me lëngë që dyshohet të jetë vaj kanabisi, dy tenda (sera) për kultivim të bimëve kanabis sativa, dy rregullator të rrymës së bashku me drita, dy freskuese të ajrit, një ventilator dhe një termometër për matje të temperaturës, dhe gjashtë fishekë të armës kalibri i panjohur.
“Në vend-ngjarje ka dal prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore Gjakovë i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’”, thuhet në njoftim.