Kronikë e zezë

Në Prizren arrestohen 11 persona që nuk respektuan kufizimin e lëvizjes

Në Prizren arrestohen 11 persona që nuk respektuan kufizimin e lëvizjes

Në 24 orët e fundit në Prizren janë arrestuar 11 persona, për shkak të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.

Në Raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në rrugën ”Adem Jashari”, në Prizren janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar të cilët ishin ndaluar pasi kishin lëvizur jashtë orarit për lëvizje, njëri prej të dyshuarve e kishte kanosur njërin prej zyrtarëve policor, ndërsa tjetri i kishte penguar zyrtarët policor gjatë arrestimit të të dyshuarit tjetër.