Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, gjendet pa shenja jete një burrë

Foto: Koha / ilustrim

Një burrë është gjetur pa shenja jete dje në Prishtinë, në rrugën Eqrem Çabej.

Policia e cilëson si vdekje të dyshimtë, transmeton KOHA.

“Raportohet se mbrapa Institutit Albanologjik është gjetur i shtrirë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.