Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Gjakovë, punonte në bastore

Arrestohet një person në Gjakovë, punonte në bastore
Foto: Ilustrim

Është arrestuar një person të dielën mbrëma në Gjakovë pasi ishte kapur duke punuar në një bastore, është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte duke punuar në një bastore. Nga polica janë gjetur dhe konfiskuar një shtëpizë kompjuterike, një printer, katër televizor, një fletore, tridhjetë e një tiketa të basteve dhe 56.90 euro para të gatshëm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, është shkruar në raport.