Kronikë

Një i arrestuar në Pejë për vjedhje të një motoçiklete dhe 9 shtëpizave të kompjuterit

Descriptive Text

Është arrestuar në Vitomiricë të Pejës një i dyshuar për vjedhje të një motoçiklete dhe 9 shtëpizave të kompjuterit.

Policia e Kosovës përmes një raporti thotë se bëhet fjalë për N.A, i lindur më 1986.

Një person e kishte njoftuar policinë se dikush më datë 1 korrik ia kishte vjedhur motoçikletën në shtëpi. Policia ka nisur hetimet menjëherë dhe pas një pune intensive operativo-hetimore me datë 02 korrik ka identifikuar të dyshuarin N.A.

“Tek i dyshuari në një fushë është gjetur motoçikleta që i është vjedhur viktimës, përpos saj në të njëjtin lokacion janë gjetur edhe 9 copë, shtëpiza të kompjuterëve të cilat i dyshuari dyshohet se i ka vjedhur në një tjetër lokacion”, thuhet në raport.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48-orë, ndërsa motoçikleta dhe shtëpizat iu janë kthyer pronarëve legjitim.