Kronikë e zezë

Arrestohen 37 persona dhe konfiskohet drogë në vlerën e 40 milionë eurove

Arrestohen 37 persona dhe konfiskohet drogë në vlerën e 40 milionë eurove

Policia italiane në bashkëpunim edhe me autoritetet shqiptare kanë arrestuar 37 persona të akuzuar si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku 10 prej tyre janë nga Shqipëria, kryesisht nga Vlora.

Operacioni i gjerë antidrogë, kryesisht në Itali, i quajtur në gjuhën shqipe “Kulmi”, u realizua nga karabinierët e “Guardia di Finanza” dhe” DIA” në Foggia, Lecce, Bolonjë, Romë, Napoli dhe Catanzaro, si dhe me mbështetjen e Agjencisë Evropiane - Eurojust (Hagë), shkruan KOHA.