Katër persona janë arrestuar dje në Pejë pasi dyshohet se kanë sulmuar dy të tjerë, bën të ditur Policia e Kosovës.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri nga ta i mitur) pasi që kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK.
Me vendim të prokurorit njërit nga të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit kurse tre tjerët lirohen në procedurë të rregullt.