Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një 13-vjeçare mbytet në një pishinë në Lipjan

Foto: Koha / ilustrim

Një fëmijë 13-vjeçar dyshohet të jetë mbytur të shtunën në një pishinë në Lipjan, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës, në një përgjigje për KOHËN, ka thënë se informatën për rastin e ka pranuar pasdite. 13-vjeçarja ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë se njësitet kompetente të Policisë, përfshirë hetuesinë, kanë proceduar në vendin e incidentit për veprime të mëtejme.

“Policia ka pranuar informatën se sot pasdite një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 13-vjeç dyshohet se ka qenë duke u larë në një pishinë në një fshat të Lipjanit dhe e njëjta është sjellë në qendrën e mjekësisë familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete”, thuhet në përgjigjen e Policisë.