Kërkohet paraburgim për burrin që dyshohet se sulmoi seksualisht motrën

Kërkohet paraburgim për burrin që dyshohet se sulmoi seksualisht motrën
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj J.I. që dyshohet se kishte sulmuar seksualisht motrën e tij, dhe më pas kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten.
I dyshuari ishte arrestuar të hënën.
Bashkëshortja e tij kishte pranuar tretman mjekësor, ndërsa motra (e mitur) është dërguar për ekzaminim mjekësor.
Vëllai sulmon seksualisht motrën e mitur e më pas rrah gruan, arrestohet
Dy persona janë arrestuar në Prishtinë për ngacmime e sulme seksuale.
Një rast më delikat raportohet të ketë ndodhur dje, ku vëllai ka sulmuar seksualisht motrën e mitur e më pas ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht motrën e tij (e mitur) dhe më pas ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e cila ka pranuar tretman mjekësor. Viktima e mitur është dërguar për ekzaminim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Në tjetër rast po ashtu ka ndodhur në Prishtinë, ku është arrestuar një person për ngacmim seksual.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër Kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Personi i vdekur afër Badovcit është Fadil Suleviqi, ish-pjesëtar i Policisë

Arrestohen nëntë persona në Pejë, dyshohen për dhjetëra vjedhje

“Pistë patinazhi”, aksident i shumëfishtë nga akulli në Prishtinë

Zhduken tri gra në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjenden aparate të lojërave të fatit në një banesë në Fushë-Kosovë

Mërgimtari postoi video duke shtënë për Vitin e Ri, policia ia kontrollon shtëpinë në Deçan

Dyshohet për 1.000 euro të falsifikuara në Prishtinë e Fushë- Kosovë

Në Drenas vidhen panelet solare në vlerë prej rreth 4.000 euro

Gjobiten 702 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

Një grua në Gjakovë detyrohet nga një burrë të marrë substanca narkotike

Në Dubravë tentohet të futet substancë narkotike
