Kronikë e zezë

Gjatë pandemisë janë ngritur 924 aktakuza ndaj 1160 personave

 

Prokurori i Shtetit përmes një komunikate për media bën të ditur se gjatë kohës së pandemisë, prej datës 13 mars deri më 31 maj 2020, prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kanë ngritur nëntëqind e njëzetekatër (924) aktakuza, kundër njëmijë e njëqind e gjashtëdhjetë (1160) personave, për vepra të ndryshme penale.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kohore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëqind e gjashtëmbëdhjetë (716) persona, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale.